21-vjeçari me inicialet E.M. është intervistuar sot nga policia në Ferizaj për shkak se në çantën e tij ishte gjetur një armë zjarri dhe një sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti ishte ndalur sot rreth orës 12:40 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
“Personi i ndaluar, E. M. 21 vjeç , mbante me vete një çantë, ku gjatë kontrollit iu gjet, një armë zjarri e llojit pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar e narkotikës e llojit marihuan, e paketuar në një kavanoz të vogël”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin në fjalë dhe ka udhëzuar që i dyshuari të intervistohet në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.
Poashtu, për të njëjtin prokurori ka kërkuar që të lirohet në procedurë të rregullt.