Live

23 vjeçarja bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve në Fushë Kosovë

21:22 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një e re ka rënë nga kati i katërt i një objekti banesor.

Siç raporton Sinjali përmes burimeve, viktima është identifikuar si A.Si, 23 vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së saj derisa ishte duke pastruar xhamat, transmeton Periskopi.

E njëjta është gjetur e shtrirë në tokë, pranë objektit të “MureBest”, dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku aktualisht po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

Sipas stafit mjekësor, ndonëse gjendja e saj është serioze, për momentin ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet preliminare, policia ka arritur të konfirmojë se ngjarja është aksidentale dhe se deri tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po trajtohet nga njësia e hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Shpërndaje në

U Kopjua