Live

24 vjet pas operacionit “Stuhia”, serbët dhe kroatët i vazhdojnë armiqësitë

11:48 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta.

Kjo e fundit e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik.


Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinas dhe milicive boshnjake rebele të Rajonit Autonom të Bosnjes Perëndimore.

Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 000 serbë të regjistruar në censusin e vitit 1981, vetëm 184 000 të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...