66 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat një me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Sipas statistikave të policisë, kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 383 gjoba trafiku, përcjell Klankosova.tv.
Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar 16 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje.