Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 7 vjet burg K.P. për rrezikim të trafikut publik, vepër që shkaktoi fatalitet.
Në këtë aksident humbën jetën mjeku Mentor Salihi, dhe shoferi i autoambulancës Skofiar Gjini, transmeton klankosova.tv.
Gjithashtu, i pandehuri ka ndalim drejtimi automjeti për 3 vjet pas kryerjes së dënimit.