Live

Sinjal i keq për drejtësinë| Presidentja Osmani po e mban peng pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

13:33 / 01 Nëntor 2022

Nga admin

Emërtimi kryeprokuror të Shtetit ka hyrë në një fazë delikate.

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj qëkur Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dilema për emërtim për Kryeprokuror të Shtetit, ende nuk është marr seriozisht nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Kosovalive.net.

Gjatë javës së kaluar  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishe deklaruar se nuk po merret ende me propozimin e Këshillit Prokurorial për ta dekretuar Blerim Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar dhe atë në takimin e fundit që kemi pasur me ta. Është absurde që të pritet të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji. E unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është deklaruar kështu dje presidentja Osmani.

Deklaratat e presidentes Osmani, nuk i ka komentuar i përzgjedhuri për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj.

Neni 84, pika 17, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thotë se Presidenti/ja emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje se pse ky emërim ka hyrë në një fazë delikate dhe nëse ka lëshime të qëllimshme në këtë proces, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një përgjigje për Kosovalive.net, ka thënë se Presidentja nuk ka afat kushtetues për dekretimit për Kryeprokurin e Shtetit.

“Presidentja nuk ka afat kushtetues për dekretimit për Kryeprokurin e Shtetit. Rrjedhimisht zgjidhja ligjore tash është tek Këshilli Prokurorial i Kosovës, pra i mbetet këtij institucioni ta anuloj konkursin për kryeprokuror dhe ta rishpall atë”, ka deklaruar njohësi i kushtetueses, Enver Hasani.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari, për Kosovalive.net, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk guxon ta mbaj peng pozitën e Kryeprokuroprit të shtetit.

“Presidentja e Kosovës, nuk guxon pafundësisht, ta mbaj peng pozitën e Kryeprokurorit të shtetit. Ajo duhet t’i hapë udhë këtij procesi, qoftë përmes dekretimit të propozimit të KPK-së, qoftë duke vepruar të kundërtën. Nuk ka asnjë arsye ligjore që e pengon presidenten të mos ndërmarr veprim”, ka thënë Jashari.

Jashari thotë se mos emërtimi për Kryeprokuror të Shtetit është një sinjal i keq për drejtësinë.

“Kushtetuta dhe pozicioni i saj e obligon ta marr një vendim, brenda një afati të arsyeshëm, gjë që  nuk po ndodhë. Çdo ditë pa Kryeprokuror të emëruar është sinjal i keq për drejtësinë. Pozita e UD është pozitë, që deri diku mundëson një mbarëvajtje normale të punëve në institucion, por nuk garanton politika zhvillimore, ngritje te kapaciteteve, efikasitet dhe rritje të shkallës së përgjegjësisë brenda tij.

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se pas hyrjes fuqi të Ligjit të ri për KPK-në, mund të jetë arsyeja e zvarritjes së këtij procesi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...