Live

I forti t ‘rrah e nuk t ‘len me’ qa

13:34 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Një thënie që përdorët mjaft shpesh në habitatin kulturor kosovar është “I forti t’rrah e nuk t’len me’ qa”. Mbase kjo thënie do ta ilustronte më së miri sjelljen e BE-së karshi Kosovës kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Lajmi për heqjen nga agjenda të liberalizimit të vizave për Kosovën sot në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, duket se është edhe mjeti i fundit padrejtësisht që po e konsumon BE kundrejt Kosovës.

Pse e hoqën Kosovën nga agjenda kur dje e pardje u konfirmua nga vet BE se me 1 Janar 2024, është data e fundit kur kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen?!

Koston e ndëshkimit politik për politikanët po e paguajnë me izolim kolektiv edhe krejt qytetarët.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka mbetur jashtë zonës Shengen. Sipas raporteve të Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur kriteret për viza, dhe, atë para dy apo tre vjetësh.

Kritikët mbase kanë të drejtë tani ta shohin me shqetësim qasjen e BE-së kundrejt ambicieve sistematike të Kosovës për integrim në këtë bashkësi shtetesh.

Sot, mesazhi iu drejtua direkt Qeverisë Kurti. I njëjti mesazh iu drejtua edhe qeverive të kaluara. Në mungesë të rezultatit substancial në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, gjë që kjo padyshim se i faturohet edhe ndikimit të dobët të BE-së, atëherë liberalizimi i vizave me sa duket tani direkt lidhet me dëgjueshmërinë e udhëheqësve kosovarë kundrejt një procesi të dialogut, që megjithatë ka mjaft pikëpyetje, dilema e vështirësi të dukshme.

BE ka sanksionuar e po vazhdon t’u qojë mesazh direkt politikanëve kosovarë. A duhet që më ngulm Kosova të tregoj dëgjueshmëri të pafund për të gëzuar një të drejt elementare, lëvizjen e lirë?!

Përgjigjja logjike nën ndikim mllefi është: Gjithsesi se jo.

Nëse rrëfimi për sagën e liberalizimit kthehet në dënim kolektiv për kosovarët, siç është tani, shtrohet po ashtu pyetja legjitime se cilat janë opsionet e tjera që i ka Kosova në kontekstin strategjik e politik.

Kosovarët kanë arsye të zemërohen pa masë me hipokrizinë e BE-së ashtu sikundër që kanë arsye padyshim të brengosën për klasën e saj politike, për betejat e tyre më shumë për pushtet se sa për forcim shteti.

Alternativë për Kosovën nuk ka tjetër veç integrimeve euro-atlantike. Dikush nga shqetësimi i momentit edhe mund të shpërthejë në kërkim të opsioneve të tjera. Ky zemërim reduktohet vetëm në inat të momentit.

Brenda BE-së, Kosova ka mjaft aleatë. Është bërë punë e madhe për ndërtim raportesh të mira. Shoqëria kosovare i ka gëlltitur më shpërfillje shumë këshilla të miqve. Sa do të kemi imunitet politik, dhe jo vetëm, për të lëvizë të vetëm në proceset e rëndësishme që e presin Republikën e Kosovës?!

Historia e 30 vjetëve të fundit tregon se Kosova dhe shqiptarët mund të nxjerrin një bilanc të fitores së madhe për sa kohë që ishin të rreshtuar përkrahë vendeve perëndimore.

Ka po ecim tutje?!    

Shpërndaje në

U Kopjua