Live

Southampton eliminon Manchester Cityn nga Carabao Cup

23:03 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Manchester City është eliminuar nga Carabao Cup.

Qytetarët u mposhtën në qerekfinale nga skuadra e Southamtonit, me rezultat 2-0.

Southampton fillimisht kaloi në epërsi me golin e Sekou Mara, në minutën e 23-të.

Gjashtë minuta më vonë, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Moussa Djenepo, i cili shënoi një supergol.

Deri në fund të ndeshje rezultati mbeti i pandryshuar dhe Southamton kaloi në gjysëmfinale të Carabao Cup.

Shpërndaje në

U Kopjua