Futbollistja e famshme kosovare, Kosovare Asllani ka ardhur me një reagim pas vizitës që i bëri sot Kosovën në ditën e pavarësisë.
Ajo me ftesë të FFK-së, mori pjesë në një event të organizuar nga Unicef, derisa ka falënderuar të gjithë e në mënyrë të veçantë presidentin e FFK-së, Agim Ademi i cili doli në aeroport dhe e priti “Këmbën e Artë” shqiptare.
Postimi i plotë i Kosovare Asllanit:
Çfarë momenti dhe nderi,krenar për të marrë medaljen Presidenciale të meritave për arritjet dhe kontributin tim në barazi.
Mora gjithashtu pjesë në një nga programet e Unicef-it dhe takova disa vajza të mahnitshme dhe ambicioze. Sporti është një mjet kaq i rëndësishëm për të fuqizuar të rinjtë.
Faleminderit presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, presidentit të FFK-së Agim Ademi, Faton Pecit, ambasadës suedeze, Unicef-it dhe të gjithë të përfshirëve që e bënë këtë ditë vërtet të veçantë për mua. Kurr Kosoven nuk e lshoj prej zemres.