Live

“17 shkurt 2006”, pavarësia e Kosovës në librin për filloristë: Katër opsione, asnjëri i saktë

21:51 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

17 shkurt 2008 është data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Por kjo datë nuk është përfshirë në asnjë nga katër alternativat me të cilat sfidohen nxënësit e klasës së katërt në pyetjen se kur është shpallur Pavarësia.

17 shkurt 2006, 17 shtator 2008, 17 shtator 2009 apo 17 shkurt 2007 janë opsionet që u ofrohen nxënësve në fletore-punën e lëndës “Shoqëria dhe Mjedisi 4” edhe pse data është dhënë e saktë në librin bazë.

Përmes një postimi në Facebook, aktorii njohur kosovar, Jeton Zogjani, ka reaguar për gabimet drejtëshkrimore në librat shkollor për filloristët.

Prindërit e nxënësve kanë reaguar në rrjete sociale për gabimin e vënë re. Ata kanë treguar se nxënësit janë detyruar që ta ndryshojnë njërin nga opsionet për të nxjerrë rezultatin e saktë, në librin me tri autore.

S’është hera e parë që raportohet për gabime nëpër libra shkollorë. Procesi i hartimit të teksteve shkollore ka kaluar jo rrallë pa debat dhe vërejtje politike.

Shpërndaje në

U Kopjua