Live

Mark Zuckerberg i lyp ‘fer’ Elon Muskit: Ma dërgo lokacionin!

10:32 / 22 Qershor 2023

Nga Kosova Live

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg i ka ofruar një ndeshje brenda kafazit në kategorinë ‘Jiu Jitsu’ të arteve marciale CEO-së së ‘Teslas’, Elon Musk.

Ditë më parë Zuckerberg publikoi një video duke u stërvitur, ku nuk munguan reagimet e shumta, shkruan kosovalive.net

Një koment e bëri ‘tag’ Elon Muskun duke i thënë të ketë kujdes se tash Mark di ‘Ji Jitsu’.

“Unë jam i hapur për një ndeshje në kafaz nëse ai do”, u shprehë Musk në replikë.

Këtë replikë, Mark e mori dhe e postoi në storie duke shkruar “Ma dërgo lokacionin”.

A do të kemi vërtetë një ndeshje në kafaz mes Zuckerberg dhe Musk? Mbetet të shihet./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua