Live

QKUK mbetet pa rrymë, OMK thotë se nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

10:39 / 29 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Për shkak të një incidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ku një lokal është përfshirë nga zjarri, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbetur pa energji elektrike.

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, nuk mund të ofrojnë shërbime administrative të cilat ndërlidhen me pajisjet elektronike.

“Ju njoftojmë se për shkak të incidentit që ka ndodhur sot në QKUK, kemi mungesë të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të ju ofrojmë shërbime administrative që ndërlidhen me pajisjet elektronike, deri në rregullimin e këtij problemi”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës./Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua