Live

Kryesia e AAK-së do të mblidhet për të diskutuar rreth draft-statutit për Asociacionin që e pranoi nga BE-ja

13:26 / 01 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi ka konfirmuar zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin, ka lëshuar një kumtesë për media. Ka njoftuar se do ta mbledhë kryesinë për të diskutuar lidhur me të.

“AAK ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00”, tha Kushtrim Xhemajli, zëdhënës në AAK.

Tutje, ai theksoi se pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit.

“Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, shtoi tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua