Live

Haradinaj, pas paralajmërimeve të SHBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe

12:56 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili dje tha se nëse “dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, nuk duhet të urinosh para derës së tij”.

Haradinaj ka folur edhe për paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policinë e Kosovës, si shkak i aksioneve të qeverisë, në veri të vendit.

“Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë.

Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos m’i prekë marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin.

Megjithatë po shihet se po hymë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prekë rendin dhe ligjin, sigurinë dhe profesionistët”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...