Live

Presidentja Osmani takon ndihmës-sekretarin O’Brien në New York, ja për çfarë diskutuan

18:26 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, në New York.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit  me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...