Live

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në “Aktash”

17:52 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjën e P.G, më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Lajmin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 01.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do të zgjasë nga data 02.10.2024 deri me datë 02.12.2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit për gazetën online Reporteri.net.

Lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe V.B, i dyshuar për manipulim me prova, prandaj i njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...