Live

‘Aplikimi eci vetëm shkaku jonë’: Sarrazin e distilon krejt tregimin propagandues të pushtetit për Kosovën në KiE

20:39 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Edhe profesorë universitarë që do të duhej të dinin më mirë si deputet Ardian Gola, ishin bashkuar në korin e një këngeje premtuese që përkthehej në: Ja…zbatuam në kohën e duhur çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit dhe morëm pakthyeshëm anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Konfirmimin se janë në sintoni me këngën e madhe të dirigjuar nga pushteti e merrnin nga një llajk prej Zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut.

E tëra dukej shumë e mirë për të qenë e vërtetë: festa ishte e madhe.

“Hap historik, ndoshta më i rëndësishmi që nga shpallja e Pavarësisë sonë”, shprehej Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila do të shtronte edhe ‘party’ në Strasburg me gota që cakërrenin e gufonin shampanjë.

“Kurti e dinte që herët që Asociacioni ishte kusht”, në anën tjetër shprehej ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në pabesim të narrativës së përdredhur se Kosova po anëtarësohej në Këshill të Evropës pa-një-pa-dy.

Distilimi përfundimtar i krejt këtij tregimi aq të trumbetuar erdhi nga emisari gjerman, Manuel Sarrazin: përtej letrës së Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministres së Italisë, Giorga Meloni: që nxjerrnin faktet para fiksionit të qeverisë kosovare.

Kushti i Asociacionit – i.e dërgimit të draft-Statutit për rishikim kushtetues në Gjykatë Kushtetuese – “nuk ka pikë kthimi”, tha Sarrazin sot në Prishtinë, referuar kushtëzimit të Kosovës në KiE me këtë çështje.

Vetë letra e aplikuese e Kosovës në KiE që të kalojë në stad aq të lartë për t’u votuar në Asamble të Përgjithshme, tregoi Sarrazin, “është bërë vetëm për shkak të Gjermanisë”; duke rrëzuar krejt pretendimet për “punën e madhe që është bërë” nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë përpara këtë proces.

Në vetë argumentimin e hartueses së Raportit për Kosovën në KiE, Dora Bakoyanis, kjo e fundit e vendoste Marrëveshjen Bazike/Ohrit – respektivisht Nenin 4 dhe 7 – si kundërpesha të njëra tjetrës: Kosova në organizata ndërkombëtare, serbët e Kosovës platformën e vetëmenaxhimit të pranuar dhe shndërruar në obligim të rinovuar ndërkombëtar.

Atë kohë po ashtu, ne u kemi thënë partnerëve tanë, po e shtyjmë tani (Kosovën në KiE), na ndiqni neve, sepse kjo do të çojë në progres pozitiv sa i përket dialogut. Një vit më pas, ata partnerë na thanë, ‘Djema, çka ndodhi në terren?’”, tha Sarrazin.

Sarrazin ekspozoi krejt inkapacitetin diplomatik të Kosovës duke çuar mesazh në gjuhë të hapur se Berlini nuk mund t’ia kryejë punët diplomatike Prishtinës.

Nuk mund t’ia besoni vetëm Gjermanisë t’ua bëjë punët diplomatike, duhet ta bëjë Kosova për veten, t’i bind partnerët, jo të na lë neve t’i bindim”, shpjegoi Sarrazin.

Duam Kosovën në KiE e njohim, duam që kjo të ndodh, por votim i dështuar në këtë mintesterial, duhet ta shmangim”.

“Nuk mund të jeni sigurtë se si do të jetë votimi, por ne nuk kemi dashur ta rrezikojmë këtë. E kuptoj zhgënjimin, e kuptoj që njerëzit mund ta kenë humbur besimin ën Gjermani për shkak të kësaj situate, e shoh po ashtu…Po ashtu, njëkohësisht, ka pasur disa ngjarje që kanë ndodhur sikur kanë ndodhur e dini”, tha mes tjerash diplomati gjerman.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...