Live

Takim i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, Stano: S’ka asgjë konkrete

14:39 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Në disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë – Serbi, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë nga gazetarët u pyet sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Stano tha se “s’ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë”, njofton Klankosova.tv

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai gjatë një konference me gazetarë, njofton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...