Live

“Ministri që e la ushtrinë pa bukë”, Maqedonci thotë se s’e ka ndërmend të dorëhiqet

15:28 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga AAK-ja të hënën e 14 shtatorit, për të diskutuar për problemet me ushqim në FSK, e ku mungoi VV-ja, deputetët e opozitës lëshuan një lum kritikash në drejtim edhe të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Kosovalive.net.

Madje, ndaj këtij të fundit u kërkua që dorëheqja.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri atë ditë në Kuvend tha se Ministri Maqedonci do të mbahet mend si një Ministër që e la ushtrinë e vet pa bukë, dhe se më e mira do të ishte që ai të ishte prezent në seancë për të raportuar për punën e tij, e rreth këtij problemi të shfaqur në dy javët e fundit.

Lidhur me këto deklarata, Ministri Maqedonci ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe se për çdo veprim që ndërmerr është i vetdijshëm.

“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen. Çdo veprim që ndërmarr është i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem. Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës”, tha ministri Maqedonci për A2 CNN.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...