Live

Mostransmetimi i seancës ku mori pjesë vetëm opozita dhe protesta e deputetëve, drejtori Gërvalla: RTK nuk e ka censuruar Kuvendin

17:56 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave që transmetuesi publik mori sot nga deputetët e opozitës për mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të RTK-së, por në RTK3.

Ai për për RTKlive, ka thënë se seanca e Kuvendit është transmetuar e plotë.

“RTK nuk e ka censuruar Kuvendin, asnjë fjalim të vetëm. Kuvendi është transmetuar në kanalin e tretë të RTK-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se seanca nuk është transmetuar në kanalin e parë, pasi qysh javë më parë ka qenë i planifikuar transmetimi i 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, aktivitet ky i cili është mbajtur sot dhe vazhdon edhe nesër.

“Në mesin e folësve aty janë edhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që i ka kryer Serbia në Kosovë. Do të flasin nobilistë të paqes dhe kanë qenë edhe krerët e shtetit. Ne i kemi tri kanale në gjuhën shqipe, por nuk kemi kanal të dedikuar për Kuvendin. Prandaj akuzat e tilla, në një kohë kur fliste një e mbijetuar e dhunës seksuale, e deputetët të mbajnë një konferencë ose protestë ndaj RTK-së që se ka transmetuar Kuvendin në kanalin 1, mendoj se nuk janë gjeste të pjekura as politike”, ka thënë Gërvalla.

Sot në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ku u diskutua për faljen e ambalazhuesve të ujit dhe bisedat e publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

Po ashtu opozita në shenjë proteste sot vendosi kapela në rrethojat e objektit të RTK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...