Live

Tahiri: Kosovës i duhet një kryeministër që i plotëson mbi 90 për qind të premtimeve

21:06 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me atë se kush duhet të jetë kryeministër i vendit.

Ai është shprehur se vendit tonë i duhet një kryeministër që i plotëson mbi 90 për qind të premtimeve.

Tahiri duke folur për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën u shpreh se i bindur se do të jetë kryeministër i vendit për katër vitet e ardhshme, siç u shpreh ai, nga 9 shkurti e tutje.

“Kosovës i duhet një kryeministër që kur e përfundon mandatin, thotë që i kam plotësuar mbi 90 për qind të premtimeve”, u shpreh tutje Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...