Live

Tahiri: RTK na i mbylli dyert e transmetimin nga frika e pushtetit të Kurtit, kjo është tendencë totalitare

11:19 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se tentimi për ta kufizuar lirinë e shprehjes është tendencë e pushteteve totalitare.

Duke iu referuar Qeverisë Kurti, ai ka thënë se “pushteti i kapelave të zeza” ka zhvilluar një raport të tillë përballë mediave, veçanërisht ndaj RTK-së.

Tahiri thotë se një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, ia mbylli dyeropozitës dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit.

“Tentimi për ta kufizuar lirinë e shprehjes është tipari i përbashkët i të gjitha tendencave totalitare. Për pushtetin e kapelave të zeza, ndalimi i fjalës së lirë nuk është thjeshtë ambicie por edhe detyrë. Sepse duke kontrolluar forumin ku transmetohet fjala, ata synojnë t’i ikin ekspozimit dhe përgjegjësisë. Kësisoj, pushteti i kapelave të zeza e ka zhvilluar një raport të tillë përballë mediave, veçanërisht ndaj RTK-së.

Një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, na i mbylli dyert dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit. Si akt, ka ndodhur pardje. Si metodë, ka ndodhur që prej ditës së parë të qeverisjes së Vetëvendosjes. Si tendencë, po ndodhë edhe sot dhe synon të vazhdojë edhe më tej, derisa të fusë nën kthetra çdo forum ku flitet hapur dhe kritikohet arsyeshëm. Por fjalën e lirë nuk do të mund ta mbysin.
Pas 9 shkurtit, Kosovës do t’i rikthehet normaliteti, e RTK-së, fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik”, shkruan Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...