Policia ka arrestuar një 35 vjeçar, pasi dyshohet për vjedhje të rëndë.
Më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikit është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik. Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.