Qeveria izraelite ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve me Hamasin, duke hapur rrugën që faza e parë e marrëveshjes të hyjë në fuqi të dielën.
Marrëveshja do të bëjë që Hamasi të lirojë 33 pengje izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Miratimi i marrëveshjes nga qeveria e Izraelit vjen disa orë pasi këshilli i sigurisë i vendit rekomandoi gjithashtu miratimin e marrëveshjes.