Live

Zgjedhja e Kryetarit të KPM-së, Kryeprokurori Gashi: Po shqyrtohet nëse ka elemente të veprës penale

12:35 / 20 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryeprokuropri i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se janë në fazën e shqyrtimit nëse ka elemente të veprës penale në zgjedhjen e Besnik Berishës, kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave.

Gashi tha poashtu janë duke vlerësuar nëse kjo është kompetencë e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, apo e Speciales.

“Po, jemi në fazën e shqyrtimit, është angazhuar një prokuror, poashtu jemi duke e vlerësuar aspektin e kompetencës, nëse është kompetencë e Prokurorisë sonë apo e Prokurorisë Speciale”, tha Gashi për Reporteri.net.

Të premten e 17 janarit, pas ndryshimit të rregullores me katër vota pro, kryetar i Komisionit të Pavrur për Media u zgjodh Besnik Berisha, në vend të Jeton Mehmetit, pak ditë pa i përfunduar mandati këtij të fundit.

Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së.

Gjithashtu është propozuar për nënkryetare Luljeta Aliu, e cila e ka thirur mbledhjen.

Juristja Flutura Kusari alarmoi për këtë ndryshim, ku sipas saj kështu po synohen të kapen politikisht këto dy pozita. Ajo tha se e njëjta metodë është përdorur edhe në RTK për ta zgjedhur drejtorin e ri.

Në reagimin e saj, AGK-ja tha se zgjedhja e kryetarit të ri, është përpjekje e hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet.

Ndërsa për zgjedhjen e kryetarit Besnik Berisha, reagoi edhe organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor “Safe Journalist”, ku thanë se KPM-ja ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...