Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.
Trump u betuar sot si presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.
“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.