Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vjedhjen e një BMW X5 në Kaçanik.
I dyshuari i parë, P.L. 35 vjeç, ishte arrestuar më 17 janar. Ndërsa sot është arrestuar edhe e dyshuara F.L. e moshës 28 vjeçare.
Ajo është dërguar në mbajtje.
Komunikata e plotë:
Arrestohet edhe një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikut është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.
Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policorë identifikuan dhe më pas me datën 17.01.2025 kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërsa në vazhdën e hetimeve , hetusit policorë sot më 21.01.2025 kanë arrestuar edhe personin tjetër F.L.(F/K) e moshës 28 vjeçe , të cilën e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 231 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (31%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (6%, 25 Vota)
Gjithsej Votues: 452