Banorët e lagjes “Çagllavicë” kanë mbetur pa rrymë sot për shkak të një prishjeje.
Përderisa ekipet e KEDS-it kanë arritur t’ia kthejnë gjysmës së kësaj lagjeje rrymën, ata po vijojnë të punojnë për ta sanuar problemin në tërësi.
“Ka ra 35-shi prej funksionit. Gjysma e Çagllavicës ka rrymë, ndërkaq ekipet janë duke punuar ende për ta kthyer rrymën për gjysmën tjetër”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, për Klankosova.tv.
Të pranishmit kanë thënë për Klanin që banorët kanë dalë për të protestuar me drita të dorës.