Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga panairi Fitur në Madrid, ku këtë herë Shqipëria do të prezantojë turizmin që ofron.
Në një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin, Shqipëria do të tregojë përvojat e reja.
“Mirëmëngjesi dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë“, ka shkruar Rama.