Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fillimisht. Gjatë ditës do të ketë shtim të vransirave, që më vonë deri në mbrëmje japin kushte për ndonjë rigë shiu në pjesë të vendit. Do të dominojnë qetësitë.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 9C.
Reshje shiu parashihen në pjesë të vendit ditën e premtë, ku priten intervale me diell orëve të pasdites.
Përgjatë fundjave shtresa vransirash të ulëta apo mjegulle mbulojnë viset e ulëta, e sipër do të ketë më shumë kthjellime e intervale më të gjata me diell, që deri në mesditë parashihet të shpërndajnë mjegullën. Temperaturat, të larta për këtë periudhë kohore, shkojnë deri në 8C e 10C, deri të hënën deri në 12C.