Fenomeni i dhënies së tenderëve me negocim pa publikim të kontratës, tashmë është bërë “trend” nga pushtetit.
Deputetë dhe punonjës të Kuvendit të Kosovës kanë mbetur pa kafe, çaj e pije të tjera.
Kjo pasi edhe me procedura tenderuese me negocim pa publikim të kontratës zyra e prokurimit të kuvendit nuk po arrin të kontaktojë një kompani, e cila do të ofrojë çmime të lira.
Kompania e vetme që ka aplikuar “N.H.T. Edukimi” e ka ofruar çmimin 4.38 euro. Për shërbime hoteli dhe restoranti kuvendi ka parashikuar vlerën prej 36 mijë eurosh.
Sipas kërkesës së kuvendit del se kompania do të duhej të ofronte pije të ftohta dhe të nxehta si kafe, qumësht me çokollatë “bambi”, çaj si dhe pije të nxehta ujë dhe lëngje të ndryshme.