Live

Objekti i shembur dikur ishte market, kishte 25 vjet që ishte i pabanueshëm

10:45 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Banorë të fshatit Jabllanicë kanë bërë të ditur se objekti që u shemb ditën e djeshme, vite më parë kishte qenë market, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ky objekt kishte 25 vite që ishte i pabanueshëm.

Një nga banorët ka treguar se filimisht e kishin kontaktuar prindërit e njërit prej viktimave tashmë.

Ai tha se duke i thirrë në telefon fëmijët, kanë parë që telefonat e tyre po dridheshin nën plloqën e objektit që ishte shembur.

Gjithashtu ai tregoi se bashkë me banorët tjerë të fshatit, me një traktor i kishin nxjerrë viktimat nga gërmadhat.

“Me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë i kemi nxjerrë tre trupat e djemve të ri”, tha Përparim Ademaj, banor i fshatit Jabllanicë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...