Live

“Është si të të shembet e gjithë bota”, mes lotësh Sala Jashari flet për humbjen e nënës (VIDEO)

22:18 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kandidatja për deputete, Sala Jashari në emisionin “SOL” në Klan Kosova ka rrëfyer mes lotësh humbjen e nënës, duke thënë se ai moment është si të shembet e gjithë bota.

Ajo u shpreh se më pas është munduar ta gjejë bukurinë e jetës së saj, në pikëpamjes e nënës, përcjell Klankosova.tv.

“Ta humbësh nënën është si të të shembet e gjithë bota, por mënyra se si jam kthyer prapë është se jam munduar ta gjejë bukurinë e jetës sipas pikëpamjes së saj, qysh ajo e ka parë dhe jam munduar të vazhdojë ta jetojë jetën siç ajo ka dashur”.

“Unë e kam kuptuar një diçka që nëna nuk ka moshë, edhe nëse je 50 ose 60 vjeçar edhe e humb nënës, prapë t’i do të jesh fëmija i saj”, është shprehur tutje Sala Jashari.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...