Live

Krasniqi pas mesazhit nga SHBA’ja: E vetmja mënyrë të shmanget rreziku është të dërgohet Kurti në opozitë

08:42 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka folur për reagimin nga emisari presidencial Richard Grenell për qëndrimin e qartë të administratës Trump në raport me Kurtin

Sinjali më i qartë se kurrë për Kosovën arriti dje pasdite kur emisari i posaçëm i presidentit Trump për misione speciale në botë, Richard Grenell, tha se Kurti nuk është partner i besueshëm për administratën Trump.

Për këtë, Milazim Krasniqi u shpreh se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, mirëpo ky rrezik mund të shmanget vetëm nëse qeveria aktuale nuk vazhdon të qeverisë më tej.

“E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Profesori tha se rolin kryesor do ta kenë qytetarët e pavendosur të cilët mund ta ndryshojnë rezultatin të dielën e 9 shkurtit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...