Live

Policia dhe Dogana zbulojnë pjesë të ndryshme të automjeteve të kontrabanduara nga Serbia

14:01 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana  e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara më 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

Gjatë kontrollit të subjektit janë  gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat  janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...