Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë me acar të fortë me temperaturë minimale deri në -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat rriten deri në 7 gradë Celsius.
Nga e enjta mot pa ndonjë ndryshim.
Mëngjeset dhe netët me acar të fortë, ndërsa ditët kryesisht me diell. Në disa lugina dhe ultësira ka gjasa për krijimin e mjegullës dhe vranësirave të ulëta orëve të hershme të mëngjesit.