Live

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

11:16 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Policia ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe kërkon informacione për vendndodhjen e tij.

Çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit apo arrestimin e tij mund të dërgohet në numrat e telefonit të policisë: 192 dhe 045321646.

Policia apelon te qytetarët që të ndihmojnë për të siguruar vendndodhjen e këtij personi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...