Live

Rohde: Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës

16:07 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në ditët e fundit ka takuar krerë të partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim të bërë në “X”, Rohde thotë se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracinë.

Tutje ai thotë se Gjermani do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.

“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...