Live

Kurtit s’i shkon pa iu vërejtur fushata me hoxhën, dënohet nga PZAP’ja

16:37 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me tre mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar hoxhën Husamedin Abazi dhe organizatat bamirëse, duke shkelur kodin e mirësjelljes.

Në ankesën që është parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës, prezantohet fotografia e kurtit me hoxhën Abazi dhe takimin me fondacionin humanitar “Freskia”.

Lëvizja Vetëvendosje e arsyeton duke thënë se takimi nuk ka ndodhur në kuadër të veprimtarisë fetare dhe se s’e ndërlidh takimin me hoxhën me fushatë zgjedhore.

Sidoqoftë, PZAP’ja e konsideron të bazuar ankesën, duke ia shqiptuar VV’së tre mijë euro gjobë.

Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i videos në rrjetin social facebook, nga kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht kryetar i këtij subjekti politik, është vërtetuar se ka bërë fushatë me përfaqësues fetar dhe organizatave bamirëse. Nga prova materiale e bashkangjitur ankesës, së Subjektit Politik PDK, dhe shkresave tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për deputet nga radhët e subjektit politik, LVV, është shkelur Rregulla Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi që kandidati në fjalë, në fushatë zgjedhore ka përfshi të punësuarit në organizatë bamirëse – Fondacioni Freskia si dhe të punësuarin në ketë organizatë dhe përfaqësues fetar, për fushatë zgjedhore, veprim ky i cili bie në kundërshtim me dispozitën e nenit 5 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 i Rregullores Zgjedhore 07/2024”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...