Jozefin Marku, i cili u skualifikua nga loja e Big Brother ditën e sotme, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në Instagram.
Në një video të postuar, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.
Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.