Live

Dyshohen për vrasje në tentativë, policia publikon fotografinë e dy të dyshuarve

13:11 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave, të cilët dyshohen për një rast të vrasjes në tentativë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar dy të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025. Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë:

• Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe

• Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë” – ka shkruar PK-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...