Janari i vitit 2025 ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje në Ferizaj, krahasuar me janarin e vitit 2024.
Sipas policisë, në janarin e këtij viti u shënuan 26 raste të dhunës në familje, teksa vitin e kaluar u raportuan 25 raste.
Raporti mujor mbi dhunën në familje në rajonin e Ferizajt:
Gjatë muajit janar 2025, janë raportuar gjithsej 26 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë:
-18 raste në Ferizaj;
– 4 raste në Shtërpcë;
– 3 raste në Shtime;
– 1 rast në Kaçanik.
Për krahasim, gjatë muajit janar 2024, ishin raportuar gjithsej 25 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:
-17 raste në Ferizaj;
– 3 raste në Kaçanik;
– 2 raste në Shtime;
– 2 raste në Shtërpcë;
– 1 rast në Hani Elezit.