Posedimi i armëve ilegale është kthyer në një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Një rast i tillë u zbulua së fundmi gjatë një aksioni në Prishtinë.
Këtë herë, Njësia e Antidrogës ka qenë duke kryer kontroll në një lokacion në rrugën “Konstantin Kristoforidhi” në kryeqytet, ku u gjet një armë me municion dhe u arrestua një person.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i prangosur është Avni Fazlija, rreth 38-vjeçar.
Zyrtarët policorë sekuestruan një armë me karikator dhe fishekë, ndërsa i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për armëmbajtje pa leje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)