Live

Ekskluzive: Ky është shoferi që sulmoi zyrtarin policor në Gjilan, shpërfilli urdhrat dhe voziti i dehur

09:14 / 07 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze, që eskalojnë në sulme fizike, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën. Kështu dyshohet se ndodhi të enjten në Gjilan, ku Policia arrestoi një person, i cili u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Rasti ndodhi në rrugën “Avdullah Tahiri”, ku Policia po patrullonte dhe urdhëroi të ndalej një veturë – por që shoferi i dyshuar i shpërfilli dhe eskaloi në sulm.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që përfundoi në pranga të Policisë është Faton Sopi, rreth 42-vjeçar.

I dyshuari që po voziste në gjendje të dehur fillimisht ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policorë., e më pas njërin prej tyre e ka sulmuar fizikisht njëri, duke e goditur me grusht.

Zyrtarët policorë e kanë vënë situatën menjëherë nën kontroll dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...