Policia ka dhënë detaje për zjarrin që ka shpërthyer në ish-objektin e Kino ABC-së tek Qafa në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se janë zyrtarë policorë janë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë”.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti..