Live

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u trafikua, policia arreston tre persona

10:26 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore ka identifikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.

Dyshohet se e mitura është trafikuar dhe dhunuar.

Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë  kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku.

Lidhur me rastin  në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura.

“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore  ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur),  e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë  kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin  në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të  prokurorit,  tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...