Live

Kërcënohen disa nga punonjësit e Viva Fresh te kompleksi “Ramiz Sadiku”, i dyshuari përfundon në ndalim për 48 orë

12:41 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

Siç mëson Sinjali, disa nga punonjësit e marketit “Viva Fresh” te kompleksi “Ramiz Sadiku” janë kërcënuar, për çka është dashur intervenimi i Policisë.

Në bazë të informacioneve të para, deri te kërcënimi ka ardhur pasi dyshuari është bashkëshorti i një ish-punëtoreje në këtë market, të cilës i është shkëputur kontrata.

Në shenjë revolte, burri i saj i ka kanosur menaxhmentin, ndërsa si rezultat i denoncimit, Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë, në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...