Live

Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hag

19:13 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë,  kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Ish krerët e UÇK-së kishin shfrytëzuar të drejtën e votës edhe në zgjedhjet e kaluara, ato të 14 shkurtit.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë qe katër vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...