Trafiku Urban, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.
Kjo ndërmarrje e transportit publik në kryeqytet, thotë se me shtimin e këtyre autobusëve do të përmirësohen shërbimet dhe do të ketë përkushtim më të madh ndaj një transporti publik më të avancuar.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se procesi i blerjes ka arritur në një fazë të rëndësishme.
“Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedurës dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit. Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.