Live

Biseda telefonike me Putinin, Trump thotë se ka mundësi të takohen në Arabi Saudite

12:32 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se pret të shohë presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite për takimin e tyre të parë që nga marrja e detyrës së presidentit.

Trump i bëri komentet pas një bisede telefonike gati 90-minutëshe me Putinin, në të cilën të dy liderët diskutuan për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.

“Në fund presim të takohemi. Në fakt, ne presim që ai të vijë këtu, dhe unë do të shkoj atje, dhe ne do të takohemi ndoshta në Arabinë Saudite herën e parë, do të takohemi në Arabinë Saudite, të shohim nëse mund të bëjmë diçka”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

Shpërndaje në

U Kopjua